"˜Fluidi' me mbishkrimin "Kosova është Metohi", ministria konfiskon 22 mijë copë etiketa
Lokale

"˜Fluidi' me mbishkrimin "Kosova është Metohi", ministria konfiskon 22 mijë copë etiketa

02.Aug.2016 16:23
0
Kompania "˜Fliudi' do të përballet në gjyq me shtetin të cilin nuk e njeh. Mbishkrimi në etiketën e pijes "Rc Cola", si importuese nga krahina Autonome e Kosovës dhe Metohisë për shtetin e Serbisë, ka bërë që inspektorët e Ministrisë së Tregtisë t'ia largojnë pijet nga tregu.

Në një aksion dy ditor në kompaninë ‘Fluidi’ në  Velekincë të Gjilanit janë gjetur mbi 22 mijë etiketa me mbishkrimin “Kosova është Metohi” dhe afro 3 mijë litra “RC Cola-Lemon Lime” me etiketën KIM (Kosova dhe Metohia), të gatshme për tu plasuar në treg.

Këtë e ka konfirmuar Lulzim Zyla, kryeinspektor në këtë ministri për Gazetën Fjala, duke bërë të ditur se të njejtat etiketa janë konfiskuar nga ana e MTI-së.

“Kemi gjetur një sasi të konsiderueshme të etiketave dhe i kemi konfiskuar. Inspektoriati ka ushtruar kontroll në fabrikën e “Fluidit” në  Velekincë të Gjilanit dhe kemi hasur mbishkrimin KiM në 22 mijë copë etiketa të pijës RC Cola Lemon Lime”, ka thënë Syla për Gazetën Fjala.

Sipas tij, Inspektoriati ka dhënë urdhër që të gjitha pijet që kanë këtë etiketë e qe gjenden të treg të tërhiqen menjëherë ndërsa sipas tij pas shqiptimit të gjobës, lënda do të procedohet në gjykatë

Muajin e kaluar Gazeta Fjala raportoi se në pijet të cilat kanë dal në treg jo më shumë se dy muaj, kjo kompani në ambalazhin e saj e quan veten si importuese nga krahina autonome e Kosovës dhe Metohisë për shtetin e Serbisë, distribuomini e së cilës e bënë kompani ‘Fliudi’, nga Presheva.

Gazeta Fjala ka kontaktuar edhe me drejtues të kompanisë ‘Fluidi” që vepron në Kosovë, por ata nuk kanë dashur që të prononcohen për këtë rast, ndonëse e kanë pranuar që Inspektoriati i Tregut ka inspektuar në kompaninë e tyre.

Ndërkohë që kohë më parë zyrtarët e kësaj kompanie patën deklaruar se këto ambalazhe janë edituar në shkurt të vitit 2016, atëherë kur marrëveshja për etiketa në mallra dhe shërbime  nga ana e MTI-së nuk ka qenë e miratuar.

“Këto janë etiketa të produktit ton më të ri, Rc Lemon Lime ku etiketat kanë qenë të shtypura në momentin e editimit të këtij produkti, pra dikur në Shkurt 2016 janë shtyp dhe ne jemi në fund të përfundimit të këtij ambalazhit”, patën thënë zyrtarë nga kompania ‘Fluidi’ për Gazetën Fjala.

Megjithatë, ligjërisht prezenca në treg me shënime të cilat bien ndesh me aktet juridike të shtetit, vlerësohet shkelje e rëndë.

Kryetari i organizatës Joqeveritare “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, ka thënë se cilësimi i Kosovës si pjesë autonome është shkelje juridiko-ligjore në vend.

“Kjo është shkelje e rëndë juridiko-ligjore kushtetuese. Kjo mund të jetë një etiketë e vjetër në kohën kur Fluidi ka vepruar në Preshevë”, ka thënë Kaçaniku.

Ai ka thënë se Kosova tash e disa kohë e ka të zgjedhur statusin e saj, si shtet i pavarur.

“Kosova e ka statusin e Republikës, nuk është krahinë e askujt e aq më pak ta ketë prefiksin ‘Metohi’. Kërkohet një korrigjim lidhur me këtë çështje”, ka thënë ai për Gazetën Fjala. 

Presheva është lënë me 200 mijë euro borxhe, perspektiva ekonomike shpresa e qeverisjes së re
Dështon seance e kuvendit komunal në Preshevë (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration